Edhe dy talentë të Shkupi

Futboll

Edhe dy talentë të Shkupi

Nga: K.G. Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:46
Edhe dy talentë të Shkupi

Skuadra e Shkupit nuk rrinë duarkryq por synon të jetë sa më e kompletuar për pjesën e dytë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Shkupjanët janë në pozitën e dytë me 33 pikë dhe në garë të fortë për titullin e kampionit. 

Ata qëndrojnë për 6 pikë pas liderit Shkëndijes nga Tetova.  

“Tani kur ekipi ka bërë dhe grumbullimin e parë, ka vazhduar të mendojë edhe në përforcime të reja, por duke menduar që klubi të ketë talente të reja, të cilët do të jenë e ardhme e ekipit bardhekaltër për vitet në vazhdim.

Sot me kontratë tre vjeçare janë bërë pjesë e familjes bardhekaltër dy futbollist të rinj, Rejjan Abazi dhe Bilall Iseni.
Rejjan Abazi është 18 vjeçar dhe shtetas i Kanadasë, ndërsa karrierën e tij futbollistike e ka filluar pikërisht në Kanada, në universitetin McGill, nga atje arrin që të bëjë dhe transferimin e tij të parë në Evropë tek skuadra e Rabotniçkit ku luan me të rinjtë, ndërsa në 9 ndeshje ai ka arritur të shënojë 10 gola, duke treguar një paraqitje të mrekullueshme në pozitën e sulmuesit.

Ndërkohë Bilall Iseni është 19 vjeçar dhe është futbollist që karrierën e tij e kishte filluar pikërisht në shkollën e futbollit tonë. Iseni luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Ai gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e New Stars, Vardarin e Forinës dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës kërçovare, Vëllazërimi”, njofton KF Shkupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat