Milani publikon listën për ndeshjen ndaj Torinos, rikthehet Ibrahimovic

Futboll

Milani publikon listën për ndeshjen ndaj Torinos, rikthehet Ibrahimovic

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:03
Zlatan Ibrahimovic

Pas sa javësh mungesë, Zlatan Ibrahimovic është gati për t’u rikthyer.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë klubi nga “San Siro” vetëm para pak çastesh, duke publikuar listën e futbollistëve të ftuar për takimin e sotëm ndaj Torinos.

Ai pritet të jetë një ndihmë shtesë për teknikun Pioli, në kërkim të kthimit te fitoret, pas humbjes së parë të edicionit, të pësuar nga Juventusi në mesjavë.

Kujtojmë se dueli fillon nga ora 20:45, ndërsa më poshtë edhe lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Milani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat