Zlatan Ibrahimoviç është gati për tu rikthyer në aksion.
Gjiganti suedez kishte tani e disa javë që nuk arrinte të ndihmonte skuadrën e tij për shkak të lëndimit, por siç duket tani ai është gati për rikthimin e madh.
Ibra është grumbulluar nga trajneri Pioli për duelin e sotëm përballë Torinos, e pos tij në skuadër nga suspendimi është rikthyer edhe Tonali.
Vazhdojnë ende të jenë prezente mungesat e Bennacer, Gabbia, Rebiç dhe Kruniç.