Ancelotti jep dritën e gjelbër për të shitur sulmuesin e tyre

Futboll

Ancelotti jep dritën e gjelbër për të shitur sulmuesin e tyre

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:46
Kean është në huazim te PSG

Menaxheri i Everton, Carlo Ancelotti, i ka dhënë dritën e gjelbër klubit për të shitur sulmuesin e tyre Moise Kean këtë verë.

Për momentin, Kean është në huazim te PSG, mirëpo tani Evertoni nuk po mendon për ta rikthyer lojtarin, përkundër paraqitjeve pozitive të tij.

Guardian raporton se nëse PSG janë të gatshëm të transferojnë lojtarin, Ancelotti është i gatshëm ta lejojë një gjë të tillë.

Pas transferimit nga Juventus në Everton, 20 vjeçari e kishte të vështirë të përshtatej me ritmin e lojës në Angli dhe kështu u huazua në Francë.

Kishte edhe çështje rreth disiplinës së Kean që ai shpesh herë ishte vonë për stërvitje dhe kjo gjithashtu nuk pëlqehej nga menaxherin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat