​Mbyllen tri ndeshje në Superligën e Shqipërisë, këto janë rezultatet

Futboll

​Mbyllen tri ndeshje në Superligën e Shqipërisë, këto janë rezultatet

Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:30
Superliga e Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë në futboll ka vazhduar sot me ndeshjet e xhiros së 13-të.

Në programin e ditës janë katër ndeshje për t’u zhvilluar, dhe tri pre tyre tashmë kanë përfunduar.

Tirana nuk ka rritur më shumë se një barazim pa gola kundër Bylisit dhe në këtë rezultat padyshim se ndikoi shumë edhe përjashtimi me karton të kuq i Dansos në minutën e 73’.

Nga ana tjetër, Skënderbeu nuk e ka gjetur rrugën e fitores duke barazuar me Kastriotin në udhëtim me rezultat 2-2. Golat për Skënderbeun u realizuan nga Mensah dhe Vangjeli, kurse për vendasit realizuan Shkalla dhe Mehmedi.

Skuadra e Lacit e ka konfirmuar edhe njëherë formën e saj të mirë duke e mposhtur Kukësin me rezultat 3-2 dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në tabel me 20 pikë, nëntë më pak se lideri Vllaznia.

Nga ora 16:45 zhvillohet ndeshja tjetër ndërmjet Partizanit dhe Apolonia Fierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat