Leart Paçarada është njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane, St. Pauli.
Edhe sot, mbrojtësi i Kosovës ishte titullar në ndeshjen St. Pauli – Holstein Kiel (1:1).
Mbrojtësi luajti 90 minuta në këtë ndeshje, derisa statistikat i kishte të mrekullueshme.
Ai bëri dy ndërhyrje, 68 prekje të topit, dy pasime kyçe, 13 krosime, gjashtë topa të gjatë, fitoi dy nga tri duelet tokësore dhe një nga dy duelet ajrore.
Me këtë barazim, St. Pauli mbetet në vendin e 17-të në tabelën e Bundesligës 2 pas 15 javësh, kurse Holstein Kiel në vendin e dytë me 29 sosh.