Carlo Ancelotti u mbajt nën ethe gjatë gjithë ndeshjes së sotme pasi klubi i tij fitoi në frymën e fundit në kohën shtesë, duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.
Everton ka pasur përpara vetës skuadrën e ligës së dytë angleze, EFL Championship, mirëpo prapë se prapë ata dolën një kundërshtarë i fortë.
Ndeshja në kohën e rregullt, përfundoi me rezultat 1-1 pas golave të shënuar nga Cenk Tosun 9′, ndërsa për Rotherham shënoi Matthew Olosunde 56'.
Pak minuta para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 86-të, iu anulua goli i shënuar nga Tosun për shkak të pozitës jashtë loje.
Megjithatë, në minutën e 93-të pas një asistimit nga James Rodriguez, goli i Abdoulaye Doucoure, dërgoi Evertonin në rrethin e katërt të FA Cup.