Chelsea nuk llogaritë më në shërbimet e Lucas Piazon dhe do të shesë atë në këtë afat kalimtar.
The Blues ka kohë që dërgojnë lojtarin në huazim te skuadra të ndryshme, por forma e tij nuk ka shkuar duke u ngritur.
Kështu, sipas asaj që raporton O Jogo, skuadra nga Londra do të shesë 26-vjeçarin në këtë afat kalimtar.
Piazon është aktualisht në huazim te Rio Ave, aty ku ka shfaqur një formë më të mirë dhe klubi dëshiron të marrë përfundimisht kartonin e tij.
Lojtari është pjesë e Chelseat që nga vitit 2011 dhe që nga atëherë ka qenë në huazim në shtatë skuadra të ndryshme edhe jashtë Evropë.
Kontrata e tij skadon në fund të këtij edicioni, por që ka opsionin për të vazhduar edhe për një vit tjetër, andaj blutë e duan shitjen e tij.