Barcelona do të synojë t’i bëjë tri fitore në tre ndeshje në vitin 2021 kur të udhëtojë për në “Los Carmenes” për të luajtur ndaj Granadas në xhiron e 18 të La Ligas.
Pas një fillimi aspak të mirë nën drejtimin e Ronald Koeman, Barcelona duket se po u kthehet rezultateve pozitive dhe një gjë e tille pritet të konfirmohet edhe në ballafaqimin e sotëm.
Treshja Griezmann-Messi-Dembele pritet ta udhëheq sulmin e “Blaugranëve”, kurse në mesfushë pritet që nga minuta e parë të startojë Miralem Pjanic së bashku me De Jong dhe Pedri.
Formacionet e mundshme:
Granada: (4-3-3): Silva; Foulquier, Duarte, Sanchez, Neva; Eteki, Gonalons, Herrera; Puertas, Soldado, Suarez
Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Dest, Mingueza, Araujo, Alba; Pedri, Pjanic, de Jong; Messi, Griezmann, Dembele.