Ballkani ka fituar 4-0 kundër Turbinës në miqësoren e luajtur sot në Shqipëri.
Dy gola i realizoi Mirlind Daku, teksa nga një e shtuan edhe Jashanica dhe Emerllahu.
Trajneri i ri i suharekasëve iu dha mundësi gati të gjithë futbollistëve që pati në dispozicion teksa debutoi edhe portjeri i ri, Rexhepi.
Ballkani do të luajë edhe disa takime të tjera në këtë fazë përgatitore.