Njëra nga kandidatën për titull të kampionit në Superioren shqiptare, Teuta, ka ndarë rrugët me sulmuesin, Rubin Hebaj.
Klubi nga Durrësi ka njoftuar sot përmes faqes zyrtare se ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin në fjalë.
22-vjeçari ka shkuar në kuotën e tetë golave me durrsakët gjatë një viti, e ku vlen të theksohen dopieta në Superkupën e Shqipërisë ndaj Tiranës.
Hebaj në ta kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit dhe Vllaznisë së Shkodrës.