Futbollisti Arbër Hoxha është i lumtur që u kthye pas lëndimit dhe po e ndihmon Ballkanin nga Theranda.
Synimi i Hoxhës është që të përgatitet maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit.
“I lumtur që u riktheva pas atij lëndimi të madh”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në facebook.
Ballkani është nënkampion vjeshtor me 38 pikë apo ka tre pikë me pak se Drita.
Siç dihet therandasit drejtohen nga trajneri i ri Bledi Shkëmbi.