Genoa rilind me Davide Ballardinin në stol, pasi mposhti Bolognën me rezultatin 2:0 në “Marassi” dhe regjistroi fitoren e dytë në 4 javë, duke shkuar në kuotën e 14 pikëve dhe duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes.
Pas 5 barazimesh radhazi, edhe Bologna kishte udhëtuar për të marrë 3 pikët në transfertën e sotme.
Kjo skuadër u shfaq mjaft e vendosur në fushë, duke qarkulluar dendur topin dhe krijuar disa raste shënimi, por pa ia arritur të mposhtin portierin Perin.
Nga ana tjetër vendasit u mbrojtën me një fanatizëm për t’u patur zili dhe shënuan në dy nga kundërsulmet e pakta, fillimisht me anë të Zajc në minutën e 44-të dhe më pas në të 55-ën me anë të sulmuesit kryesor Mattias Destro.