Takefusa Kubo është huazuar përsëri nga Reali i Madridit.
Japonezi ishte i huazuar edhe në sezonin e kaluar tek Mallorca, por edhe në fazën e parë të sezonit aktual tek Villareal.
Real Madrid megjithatë nuk ishte e kënaqur me minutazhën e futbollistit tek “nëndetsja e verdhë” dhe vendosi ta rikthejë përsëri në skuadër, për ta huazuar kështu diku tjetër.
Kubo tashmë do jetë futbollist i Getafes deri në përfundim të këtij sezoni.
Madrilenët besojnë se 19 vjeçari do e ketë më të lehtë të gjejë minutat tek Getafe se sa që e kishte tek Villareali.