Ndeshja ndërmjet Getafe dhe Elche do të shtyhet, shkaku i motit të keq.
Ndeshja ndërmjet Getafe dhe Elche në La Liga, është shtyer për 24 orë shkaku i reshjeve atmosferike që po mbretërojnë në Spanjë.
Stuhia e dëborës ka sjellë nivele rekord të borës në Spanjë, edhe ndeshja e Atletico Madrid kundër Athletic Club u anulua.
Sidoqoftë, sipas “Marca”, La Liga ka konfirmuar se situata në “Estadio Manuel Martinez Valero”, duhet kohë për tu stabilizuar.
Loja ishte planifikuar fillimisht për të dielën në orën 18:30, por kjo është shtyrë për orën 19:00 të hënën.
Por, përkundër besimit në rritje që ndeshja mund të zhvillohet, Getafe mund të ndalohet të udhëtojë jashtë Madridit për shkak të përkeqësimit të motit në qytet.
Fqinjët lokal, Rayo Vallecano u detyruan të ktheheshin në kryeqytetin spanjoll natën e kaluar pasi bora e madhe e detyroi autobusin e ekipit të braktiste udhëtimin e tij në gjysmë të rrugës deri në autostradë për t’u përballur me Mirandes, në fakt u raportua se disa lojtarë të Vallecano dolën jashtë për të ndihmuar një veturë të shkonte tutje.