Debutoi vetëm në minutën e 87 dhe atëherë kur skuadra e tij ishte duke avansuar me tre gola diferencë.
Amir Rrahmani duket se po shqyrton mundësinë e largimit nga “San Paolo”, ani pse ka vetëm gjashtë muaj që ka zbarkuar në qytetin e dashuruar pas futbollit.
Siç shkruan portali i njohur italian, “Il Mattino”, është i çuditshëm fakti sesi Rrahmani paguhet afro 1.8 milionë euro, ndërsa ka luajtur shumë pak, për të mos thënë fare.
Sipas të njëjtët media, bëhet me dije se mundësia e Rrahmanit për ta nisur nga minuta e parë mund të vijë nesër, gjejgësisht në Udine ndaj bianconerëve të Dacias.