Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thilo Kehrer, ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi parisien përmes një komunikate në uebfaqen e klubit.
Kehrer luajti 90 minuta të plota në barazimin, 1-1 të PSG-së me Saint-Etienne të mërkurën, ndeshja e parë e Kampionëve francezë nën urdhërat e Mauricio Pochettino.
Klubi në deklaratën e tij për situatën e pohoi lajmin.
“Thilo Kehrer ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Ai do të fillojë një periudhë izolimi dhe do t’ju nënshtrohet protokolleve të përcaktuara shëndetësore”, u tha në komunikatë.