Juventusi do të përballet me Sassuolon në kuadër të javës së 17-të në Serie A, ndeshje e cila do të luhet në “Allianz Stadium”.
“Zonja e Vjetër” vjen pas fitores ndaj Milanit xhiron e shkuar, e cila i ka ndihmuar shumë për t’u afruar me skuadrat e kreut të tabelës.
Në anën tjetër, Sassuolo gjithashtu ka treguar formë të mirë këtë sezon dhe po lufton për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Momentalisht, Juventusi gjendet në vendin e pestë me 30 pikë, 10 më pak se Milani i vendit të parë që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
Sassuolo gjendet një pozitë më poshtë me 29 pikë. Kjo ndeshje starton nga ora 20:45.