Chelsea është futur në garë për shërbimin e mbrojtësit, Dayot Upamecano.
Futbollisti i Leipzig ka fituar vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij dhe është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.
22-vjeçari mund të kalojë në Premier League, pasi Chelsea dëshiron që ta rrëmbejë në ekip. Trajneri Frank Lampard synon që të përforcojë mbrojtjen e tij. Thiago Silva po luan mirë, por do t’i gjej dhe një partner po aq të fortë.
Upamecano konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë te momentit në Europë. Chelsea nuk është i vetmi klub në garë për të, pasi Upamecanon e do dhe Reali, Juventusi dhe PSG.