Gafa e trajnerit të njohur: Do e merrja Maradonën në skuadrën që drejtoj, por…
“Merkato? Do të kisha dashur të transferoja Maradonën, por ka vdekur. Për fat të keq, është kështu”.
Nuk është hera e parë që ish-trajneri i Francës, Rajmond Domenek, lëshon gafa të tilla.
Këtë herë, duke dashur të ironizojë mediat për zërat e merkatos, trajneri i ri i Nantës, në vigjilje të ndeshjes me Montpelienë, bëri këtë batutë pa shije, duke kujtuar emrin e legjendës argjentinase, i cili u nda nga jeta vitin e shkuar.