Zymer Bytyqi debuton me ekipin e ri, Konyaspor por dolën pa pikë si mysafirë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Karagumruk, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit turk.
Sokol Cikalleshi u paraqit standard, ndërsa Erdon Daci u aktivizua nga minuta e 56-të dhe Bytyqi nga ajo e 75-ta, por nuk ia dolën në këtë sfidë.
Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 75-të. Në minutën e 84-të, Bytyqi asiston ndërsa Jevtoviq ngushton humbjen në 2:1.
Bertolacci (66') e Ndiaye (81') shënuan për fitoren e vendasve.
Karagumruk zë vendin e tetë me 24 pikë dhe ka dy më shumë se Konyaspor dy pozita më poshtë.