Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes mes Romës dhe Interit, e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Rezultati pas pjesës së parë është 1:0 për Romën.
Golin e vetëm e shënoi Pellegrini në minutën e 17-të nga distanca, pas një aksioni mirë të ndërtuar të ekipit nga kryeqyteti.
Interit i mbeten 45 minuta në dispozicion ta përmbys rezultatin, në të kundërtën do të bënte një hap të madh prapa në garë për titullin në Serie A.