Arbërisë nga Dobraja e Madhe i largohet një futbollist. Është fjala për Filonit Shaqirin.
“U bëj me dije përmes këtij publikimi që kam përfunduar bashkëpunimin me Klubin Futbollistik “Arbëria” dhe tashmë jam një futbollist i lirë.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj drejtuesit e këtij klubi për korrektësinë dhe stafin teknik për besimin.
Shihemi në sfidat e radhës”, ka bërë të ditur Shaqiri.