Eros Grezda do të luajë në një ndeshje të Ligës Total.
Kështu të paktën njofton kjo ligë e futbollit të vogël që luhet në qytetin e Lipjanit.
Gjakovari 25 vjeçar që luan për skuadrën e Osijekut në Kroaci do të luajë një ndeshje në këtë ligë gjatë muajit të ardhshëm.
Ai do të paraqitet për skuadrën e Akllapit.
Para tij në këtë garë sportive janë paraqitur edhe yje të tjerë, ndër të cilët: Mentor Mazrekaj, Labinot Ibrahimi, Amir Rrahmani, Muhamet Dragusha e Xhevdet Shabani.