Do të luhen duke filluar nga ora 15:00, 3 ndeshje, të vlefshme për javën e 17-të në Serinë A.
Napoli luan në transfertë me Udinezen, në një ndeshje ku të besuarit e Gatuzos do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Gatuzo ka hedhur në fushë titullarë edhe dy shqiptarë. Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, do të luajnë në mbrojtje për ndeshjen e sotme, ku shpresojnë të tregojnë paraqitje të mira.
Fitore do të kërkojë edhe Lacio, që luan jashtë me skuadrën e Parmës. Nuk do jetë gati për të kaltrit portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor.
Ndërkohë ndeshja tjetër është ajo mes Helas Veronës dhe Krotones, një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin.