Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Udineses dhe Napolit, e vlefshme për javën e 17-të të Serie A.
Rezultati pas 45 minutave ishte 1:1.
Fillimisht Insigne kaloi Napolin në epërsi nga pika e bardhë në minutën e 15-të, kurse në të 28-tën barazoi Kevin Lasagna.
Në golin e shënuar nga Udinese, fajtori kryesor ishte Amir Rrahmani, i cili e la shkurt topin për portierin, me ç’rast përfitoi Lasagna.