Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, duket se nuk e kishte ditën e tij, pavarësisht gabimit trashanik të tij, Napoli fiton në udhëtim 2:1 ndaj Udineses, në takimin e javës së 17-të në Serie A.
Në minutën e 15-të, Insigne u tregua i saktë nga penaltia, duke kaluar në epërsi Napolin.
Në minutën 27-të, Amir Rrahmani ka bërë gabim trashanik, duke e kthye topin të portieri, Lasagna ia merr topin dhe pa vështirësi shënon për 1:1.
Në minutën e 46-të, Rrahmani u zëvendësua, ndërsa Elseid Hysaj u paraqit i plotë për Napolin. Në minutën e fundit, Bakayoko realizon për fitoren e Napolit. Napoli është në vend të pestë me 31 pikë, ndërsa Udinese e 13-ta me 16 pikë.