Lazio kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi "Ennio Tardini".
Skuadra nga Roma triumfon me rezultat 2:0 ndaj Parmës, në takimin e javës së 17-të në Serie A.
Gjithçka u vendos në 45 minutat e dytë. Alberto në minutën e 55-të dhe Caicedo në atë të 67-tën shënuan për fitoren e Lazios.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, qëndrojë në bankë dhe nuk iu dha rasti asnjë minutë. Lazio renditet në pozitën e 8-të me 28 pikë, ndërsa Parma është e 19-ta me 12 pikë.