Lajm i keq për skuadrën e Napolit dhe Gatuzon, mbrojtësi grek Kostas Manolas ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.
Këtë lajm e konfirmon vetë klubi nga Kampanja e cila me anë të një komunikate zyrtare njofton këtë dëmtim:
“Kostas Manolas, doli nga fusha pas vetëm 15 minutash lojë në ndeshjen ndaj Udinezes në Friuli, dhe u zëvendësua pas një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë.”, përfundoi komunikatën klubi i kaltër.
Në fakt, klubi nuk jep detaje sesa do të jetë koha e rikuperimit të mbrojtësit të saj.