Sulmuesi me përvojë, Sebino Plaku pritet të bëhet me skuadër të re në afatin kalimtar të janarit.
35-vjeçari që u përfol se mund të transferohet te Drenica, do të jetë transferimi i parë i merkatos për skuadrën e Teutës së Durrësit.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu në një prononcim për “SuperSport”.
“Kemi transferuar Sebino Plakun. Këtë mund t’ua konfirmoj”, ka thënë Hasanbelliu.
Plaku në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Llapit e Gjilanit në Superligën e Kosovës në futboll.