Në kuadër të javës së 17-të në Serie-A, Juventusit do ta ketë për kundërshtar skuadrën e Sassuolos.
Kjo skuadër momentalisht ka vetëm një pikë më pak se “Zonja e Vjetër” dhe renditet në vendin e shtatë me 29 pikw, derisa Juventusi pozicionohet në të gjashtin me 30 sosh.
Ky pra pritet të jetë një test jo i lehtë për trajnerin Andrea Pirlo, andaj ai ka zgjedhur formacionin më të fortë që ka në dispozicion.
Ja përbërjet startuese të dy ekipeve:
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Demiral, Frabotta; Chiesa, Arthur, Bentancur, McKennie; Dybala, Cristiano Ronaldo.
Sassuolo: (4-2-3-1) Consigli; Muldur, Chiriches, Ferrari, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Defrel, Djuricic, Traore; Caputo.