Fiorentina nga Firenca arkëton tre pikë të vlefshme, në luftë për të ikur nga pjesa e poshtme e tabelës.
Ata si vendas shënuan fitore minimale me rezultat 1:0 kundër Cagliarit.
Futbollisti Vlahoviq realizon në minutën e 72-të, që i mjaftoi për tre pikë.
Cagliari ka pasur rastin më të mirë në minutën e 37-të, por Pedro dështoi nga penalltia.
Fiorentina renditet në pozitën e 12-të me 18 pikë, ndërsa Cagliari është i 16-ti me 14 sosh.