Celticu ka konfirmuar se një lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas përgatitjeve dimërore që i zhvilluan në Dubai.
E tërë skuadra e gjigantit skocez u testua dhe njëri nga lojtarët ka dal pozitiv.
Komunikata e plotë e Celticut:
“Celtic konfirmon se një lojtar ka dal pozitiv me COVID-19. Lojtari do pranojë kujdes dhe mbështetje të plotë”.
“Të gjithë pjesëtarët e tjerë të skuadrës kanë dal negativ”, shkroi klubi në komunikatë.