Futbollisti i Yokohoma FC, Kazuyoshi Miura, ka rinovuar kontratën e tij edhe për një vit.
Kazuyoshi Miura është 53 vejçar, pavarësisht moshës se tij, ai ka rinovuar kontratën me ekipin e Yokohomas.
Miura kishte filluar karrierën si futbollist profesional në vitin 1986, ai u bë lojtari i parë japonez që debuton në Serie A, në vitin 1994.
Që nga viti 2005, ai është pjesë e Yokohoma FC, ku ka regjistruar 277 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola.
Siç është bërë e ditur, tanimë 53 vjeçar, ai ka nënshkruar kontratë edhe për një vit. Aktualisht, Miura është futbollisti më i vjetër aktiv në botë.
53 vjeçari do të luajë sezonin e 36 në karrierë si profesionist.