Manchester City po kalon një moment shumë pozitiv teksa ndaj Birningham në FA Cup regjistroi fitoren e 6-të radhazi mes kampionatit dhe Kupave, megjithatë problemet nga COVID-19, ka qenë të shumta për trajnerin e City-t Pep Guardiola. Gabriel Jesus, Kyle Walker, Ederson, por edhe Ferran Torres janë aktualisht të prekur nga virusi famëkeq.
Ndërsa sëfundmi i izoluar duhet të qëndrojë edhe sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, i cili ka patur kontakte me një futbollist të infektuar. Lajmin e ka dhënë për mediat vetë trajneri Pep Guardiola.
“Fatkeqësisht, Aguero ka qenë në kontakt me një person që më pas rezultoi i infektuar. Për këtë arsye duhet të izolohet për disa ditë. Por, Aguero është negativ, edhe sot besoj se do të dalë negativ. Por, protokolli thekson se në këto raste duhet izolim i menjëhershëm. Për ndeshjen e radhës nuk e di nëse do të jetë, do të veprojmë sipas rregullave”, u shpreh Guardiola.
Të mërkurën Manchester City do të zbresë në fushë për raundin e 18-të të Premier League teksa do të presë në Etihad Brighton.