Eden Hazard pranon të largohet nga Real Madridi, por me një kusht

Futboll

Eden Hazard pranon të largohet nga Real Madridi, por me një kusht

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:54
Eden Hazard

Sipas asaj që raporton Diario Goal, Eden Hazard do të ofrojë kërkesën për t’u larguar nga Real Madridi, vetëm nëse Zinedine Zidane largohet nga kubi.

Ylli belg ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier kur ishte te Chelsea, derisa realizoi ëndrrën e tij për të kaluar në Santiago Bernabeu, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Diario Goal mëson se Hazard është duke e shikuar mundësinë që të largohet nga klubi, mirëpo shikon nga e ardhmja e Zidanes.

Nëse trajneri francez largohet nga Real Madridi, atëherë edhe ai do t’i paketojë valixhet dhe të largohet së bashku me të.

Chelsea thuhet se e mirëpret një lëvizje të tillë dhe është e hapur të rikthejë lojtarin në Stamford Birdge.

Edhe pse është tanimë 30-vjeçar, blutë nuk e kanë problem që të rikthejnë njërin ndër lojtarët më të mirë në histori të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat