Shtyhen aktivitete sportive në Shqipëri për shkak të kushteve të vështira atmosferike

Futboll

Shtyhen aktivitete sportive në Shqipëri për shkak të kushteve të vështira atmosferike

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:51
Ilustrim

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ditën e sotme shtyrjen e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyrjen e javës së ardhshme të aktivitetit.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë në lidhje me rifillimin e aktivitetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat