Interesimi i klubeve evropiane për transferimin e Milot Rashicës ka rënë ndjeshëm.
Burimet bëjnë të ditur se Werder Bremeni nuk ka pranuar asnjë ofertë në këtë afat kalimtar për mesfushorin e Kosovës.
Faktor kryesor është lëndimi që pësoi 24-vjeçari vitin e kaluar.
Ekipi gjerman kishte kërkuar 30 milionë euro për shërbimet e tij, por tani çmimi ka rënë.
Kujtojmë se Aston Villa e kërkoi gjatë verës por transferimi nuk u realizua.
Ka rreth dy muaj që Rashica nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.
Werder Bremeni pritet ta grumbullojë vushtrriasin në ndeshjen e ardhshme kundër Augsburgut që zhvillohet të shtunën.