Skuadra e Dukagjinit duket mjaft serioze që pas ardhjes së trajnerit, Armend Dallku.
Klubi nga Liga e Parë ka filluar stërvitjet tash e një kohë, derisa po bëhet gati për sezonin pranveror të futbollit kosovar në Ligën e Parë.
Skuadra nga Klina e ka marrë seriozisht merkaton e janarit dhe ka bërë disa transferime, të cilat priten të bëhen zyrtare në ditët në vijim.
Media mëson se në radhët e klubit të Dukagjinit do të transferohen dyshja e Onixit, Rinor Kuçi e Endrit Elezaj.
Kuçi luan në pozitën e mbrojtësit, kurse Elezaj në pozicionin e sulmuesit anësor.
Zyrtarizimi i dy lojtarëve pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.