Sot është tërhequr shorti për raundin e katërt në FA Cup, ku spikat një duel tejet interesant.
Dy rivalët e sivjetmë për titull, Manchester United dhe Liverpool do të përballen mes vete qysh në raundin e katërt.
Short i lehtë ishte për Manchester Cityn, i cili përballet me Cheltenhamin.
Arsenali në anën tjetër do të ndeshet me Southamptonin ose Shrewsburyn.
Chelsea do të ketë punë me Luton, kurse Tottenham përballet me Wycomben.

