Sulmuesi Antoine Griezmann nuk ka shkëlqyer gjithmonë të Barcelona që prej kalimit në vitin 2019, por shenjat e fundit kanë treguar se ka gjetur formën e mirë.
Sipas Mundo Deportivo, Griezmann ka rinisur të gjejë vetën derisa në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy herë dhe ka dhuruar dy asistime.
Thuhet se shkaktar është trajneri Ronald Koeman që e ndryshoi sistemin e formacionit nga 4-2-3-1 në 4-3-3 dhe francezi është përshtatur.
Nga analizat e bëra rikthimi i Lionel Messit ka sjellë më të mirën e Griezmann dhe partneriteti me Ousmane Dembele është i duhuri për sulm.
Barcelona tani është optimiste për titull sepse janë të pamposhtur në La Liga në tetë ndeshjet e fundit, duke regjistruar gjashtë fitore.