Ndeshja e Superkupës mes kampionit të Kosovës në futboll, Dritës dhe fituesit të Kupës, Prishtinës do të luhet në Antalia të Turqisë.
Drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli e konfirmoi se ndeshja e Superkupës do të zhvillohet më 23 janar në Antalia të Turqisë
“Po sot Federata na ka njoftuar që ndeshja e Superkupës zhvillohet më 23 janar, në ora 14:00 në Antalya, pasi që dy ekipet jemi atje në atë kohë” – tha Murseli.
Kjo është hera e parë që një ndeshje e Superkupës së Kosovës do të luhet jashtë vendit.
Edhe Drita edhe Prishtina fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror do ta zhvillojnë në Turqi.