FFK ka filluar me riformatim në stafin e tyre…
Federata e Futbollit të Kosovës veç ka filluar të punësojë fytyra të reja në ambientet e punës, por aty mund të kthehet edhe një person i cili është i njohur dhe ka punuar dikur aty.
Siç mëson media, Albert Bunjaki mund të kthehet me punë në FFK, këtë herë jo si trajner, por si drejtor. Sipas informatave tona jo-zyrtare, Bunjaki mund të kthehet në FFK si drejtor i Përfaqësueses.
Media ka tentuar të flasë me Bunjakin, i cili nuk ka dashur të komentojë më shumë për këtë gjë.
I pyetur nëse është punësuar në Federatën e Futbollit, Bunjaki tha: “Nuk dëshirojë të dal në media, s’ka asgjë për të cilën mund të flasë’.
Aktualisht s’ka ndonjë zhvillim të ri, mirëpo Bunjaki mund të gjejë akordin dhe të fillojë punën në FFK së shpejti.