Napoli ka konfirmuar se sulmuesi Victor Osimhen është ende pozitiv me COVID-19.
Nigeriani nuk do lejohet të rikthehet në fushë, derisa të testohet negativ në analizat e COVID-19.
Napoli konfirmoi se lojtari do ritestohet sërish në ditët në vijim.
“Lojtari ynë Victor Osimhen doli përsëri poziitv me COVID-19. Lojtari do testohet sërish këtë javë”, shkruhej në komunikatë.
Osimhen ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje këtë edicion.