Zbulohet shuma e frikshme se sa do të paguajë Tirana për Seferin

Futboll

Zbulohet shuma e frikshme se sa do të paguajë Tirana për Seferin

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:13
Zbulohet shuma e frikshme se sa do të paguajë Tirana për Seferin

Taulant Seferi ditë më parë ka kompletuar huazimin e tij te Tirana.

Kampioni i Shqipërisë kishte gjetur marrëveshje me atë të Zvicrës, Young Boys Bern për huazimin gjashtë mujor të futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë.

Edhe pse te Tirana nuk i bëjnë gjithmonë shifrat publike, duket se transferimi i Taulant Seferit te Tirana deri në fund të sezonit do të shkojë rreth 50 mijë euro.

Këtu përfshihet rroga (10 mijë euro) si dhe shpenzimet për akomodimin në kryeqytet.

Seferi do të jetë një nga më të paguarit e skuadrës, por shpenzimi i Halilit nuk mbyllet me kaq, pasi të tjera goditje “big” garantojnë te Tirana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat