Milani nis gjuetinë për një mbrojtës

Futboll

Milani nis gjuetinë për një mbrojtës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:30
Milani nis gjuetinë për një mbrojtës

Milani nis gjuetinë për një mbrojtës. Pas lamtumirës së Leo Duartes, i cili shkoi në huazim në Basaksehiri deri në qershor 2022, drejtuesit kuqezi dëshirojnë një tjetër futbollist për repartin e pasmë. Nëse objektivi numër një është Simakan, alternativa quhet Fikayo Tomori.

Sipas asaj që ka mësuar “Goal.com”, kuqezinjtë tashmë kanë shprehur interesim për lojtarin e lindur në vitin 1997. Sidoqoftë, Milani nuk është klubi i vetëm që ndjek lojtarin në pronësi të Chelsea. Neëcastle dhe klube të tjera angleze janë gjithashtu në gjurmët e tij.

Pas 22 paraqitjeve vitin e kaluar, këtë sezon hapësira për talentin e ri, i cili bëri debutimin me Anglinë në nëntor 2019, ka qenë gjithnjë mëe paktë. Këtë vit vetëm 4 paraqitje, vetëm një në Premier League.

Frank Lampard ka pranuar ditët e fundit se futbollisti i lindur në Kanada së shpejti mund të shkojnë në huazim për të fituar minuta.

“Situata është e hapur, ai mund të shkojë në huazim, por ne do të duhet të marrim vendimin më të mirë për të dhe për klubin. Qëndrimi i tij është fantastik, ai punon çdo ditë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat