Fiorentina huazon në Francë mbrojtësin spanjoll!
Në pritje të goditjeve në hyrje, Fiorentina vazhdon të çlirojë skuadrën nga elementët që konsiderohen të tepërt. Pas Saponaras, i cili u transferua te Spezia, dhe Cutrones që u kthye te Wolverhamptoni, klubi vjollcë largon edhe Pol Lirolan.
Mbrojtësi i djathtë ikën nga Italia, ku ai gjithashtu veshi fanellën e Sassuolos (pasi u rrit në radhët e Juventusit), për t’u transferuar në Francë.
Lirola, i cili tashmë ka kaluar testet mjekësore, shkon te Marseille në huazim me të drejtën e blerjes të vendosur për 12 milionë euro. Fiorentina mund të blejë Andrea Contin nga Milani për pozicionin e lënë bosh nga Lirola.