Zyrtarizohet trajneri boshnjak në krye të Flamurtarit të Prishtinës

Futboll

Zyrtarizohet trajneri boshnjak në krye të Flamurtarit të Prishtinës

Nga: K.G. Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:36
Zyrtarizohet trajneri boshnjak në krye të Flamurtarit të Prishtinës

Zyrtarizohet trajneri boshnjak në krye të Flamurtarit të Prishtinës. 

Klubi prishtinas, kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B, pas shkarkimit të trajnerit Jusuf Tortoshi, në vend të tij emëron boshnjakun Nexhad Kuruzoviq. 

"Nexhad Kuruzovic është trajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.

Tekniku 60 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina tashmë eshte zhvendosur në kryeqytet dhe është prezantuar para futbollistëve.

Kuruzoviq ka mbajtur edhe disa seanca stërvitore, derisa është njoftuar nga afër me lojtarët.

Ish-anëtari i stafit teknik të Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës do ta pasojë të larguarin Jusuf Tortoshi në postin e shefit të shtabit teknik te “kuqezinjtë”.

Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit grek AEP Kozanis, të cilin e drejtoi për tri vite. Po aq kohë kaloi te skuadra zvicerian FC Schaffhausen, me ç’rast kreu disa funksione në shtabin teknik.

Kuruzoviq ka drejtuar dhe ekipet e tjera zviceriane FC Gossau, FC Aarau, dhe FC FC Wil 1900", njofton KF Flamurtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat