Suada Jashari, prej futbollisteve më të mira në vendin tonë, tani në zejen e trajnerit. Ajo është emëruar trajnere e KFF Mitrovica, kampione e Kosovës.
“Pas disa bisedave disajavore e deri tek takimi i fundit që kryesia e klubit e ka zhvilluar me futbollisten e deritanishme të klubit tonë Suada Jasharin, arritëm në përfundim që prej tash e tutje po të njëjtës të ia besojm poziten e trajnerës në klubin Kff Mitrovica.
Suada gëzon një përvojë të madhe në futbollin femëror si në Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovës.
Me stafin e ri të trajnerëve dhe me fondin e futbollisteve që ka klubi ynë, besojm shumë në rezultate pozitive edhe në vitet e ardhshme. Na prift e mbara”, thuhet në njoftimin KFF Mitrovicës.