Skuadra e Malishevës ka filluar përforcimet në afatin kalimtar të janarit.
FC Malisheva synon të ngjitet në Superligën e Kosovës dhe tashmë po përforcon skuadrën gjatë këtij afati kalimtar.
Trajneri i ri i Malishevës, Arsim Thaqi ka filluar me “goditjet” në këtë merkato.
Sipas burimeve, FC Malisheva ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur, Ardian Hoti.
Mediumi ynë raportoi gjatë ditës së sotme, që Hoti është larguar nga Liria.
Vlen të potencohet se lojtari nuk do të ndërrojë Ligë – pra do të qëndrojë në Ligën e Parë, por tek skuadra tjetër që lufton për t’u ngjitur në elitë, pra FC Malisheva.